Shtatë persona janë arrestuar në fshatin Zahaq të Pejës, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor janë rrahur në mes vete.

Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit katër të dyshuar janë dërguar në mbajtje, kurse të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.