Tre persona janë rrahur mes vete në rrugën ‘Fehmi Agani’, e njohur si zona tek “Kafet e Vogla” në kryeqytet. Të dyshuarit janë shoqëruar në Polici.

Lajmin për rtv21.tv e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Ai tha se rasti i cili është duke u trajtuar  nga Policia, është raportuar rreth orës 22:04./21Media