KRU "Gjakova" falënderon banorët

KRU “Gjakova” falënderon banorët

Fshatrat Brovinë dhe Molliq të Gjakovës nga sot të furnizohen me ujë të nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”. 20 mijë banorë të Rekës së Keqe tashmë janë kyçur në rrjetin e ujësjellësit me furnizim me ujë 24 orë.

KRU Gjakova njoftoi se për herë të parë po dërgojnë ujin e pijshëm të banoret e Rekës së Keqe dhe Lugut të Çarragojes.

Afërsisht 20 mijë banorë të Rekës së Keqe tashmë janë kyçur në rrjetin tonë të ujësjellësit duke u furnizuar 24/7 me nivelin më të lartë cilësorë të ujit që rrjedh nga Bjeshkët e Babaj të Bokës. Kompania KRU “Gjakova” në krye me kryeshefin ekzekutiv Ismet Ahmeti, falënderon të gjithë banorët e kësaj zone për bashkëpunimin e treguar gjatë kësaj kohe”, thuhet në njoftimin e KRU Gjakova.