Në Meksikë, 895 njerëz vdiqën nga koronavirusi në 24 orët e fundit, pothuajse dy herë më shumë se një ditë më parë.

Sipas ueb faqes Worldomoteres, që prej ditës së djeshme, janë regjistruar 6.258 raste të reja infeksioni, dhe gjithsej 268.008 janë infektuar deri më tani.

Në Meksikë, 32.014 njerëz kanë vdekur deri më tani nga efektet e infeksionit Covid-19, ka 72,348 raste aktive, dhe 378 njerëz janë në gjendje kritike.

Meksika testoi gjithsej 668,537 njerëz dhe deri më tani, 163.646 pacientë janë shëruar.