Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi ka thënë se vendet e rajonit janë shumë më efikase dhe me përkrahje shumë më përmbajtjesore për shpëtimin dhe rimëkëmbjen e ekonomisë.

Ai ka thënë se kanë diskutuar me kryetaret e Odave Ekonomike të pesë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku kanë këmbyer mendimet për rrugën drejt rimëkëmbjes ekonomike të vendeve tona, pas krizës të shkaktuar nga pandemia COVID-19.

“Secili vend në rajon, ka implementuar masat emergjente, kurse tani po implementojne masat e pakos të II-të, që në masë të madhe është e fokusuar në likuiditetin e kompanive, përkatësisht përmes ofrimit të garancive për sistemin financiar, për të lehtësuar qasjen në kredi për biznese, si dhe me skema të granteve për bizneset më të dëmtuara. Gati në shumicën e vendeve të rajonit, tani janë duke u hartuar masat pakos të III-të, e fokusuar në rimëkëmbjen e ekonomisë, përmes intervenimeve financiare mikse (garanci për kredi, grante) dhe të fuqishme, sidomos t sektorët si: turizmi dhe hoteleria, prodhimi, ndërtimi”, ka shkruar ai.