Klubi i futsallit Prishtina është shpallur fituese e turneut të futsallit “Adem Jashari” i zhvilluar për nder të Epopesë së UÇK-së i cili u zhvillua në Sallën e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

Prishtina në finale u ballafaqua me rivalin lokal Prishtina 01 të cilën e mposhti me rezultat minimal 1-0 me golin e realizuar nga Jeton Rukovci.

Me këtë rast, Rukovci, i cili njëherit është edhe kapiten i Prishtinës tha për KosovaPrees se ky trofe

“Jemi të lumtur për këtë trofe, ishin dy ndeshje mjaftë të mira, dy ndeshje të forta, ndeshje derbi dhe na kanë ndihmuar shumë para fillimit të kampionatit. E kemi javën tjetër ndeshjen e kthimit të Kupës së Ligës kështu që ka qenë ndeshje e mirë….Angazhimi ishte në të dy anët, mendoj që shumë nuanca të vogla e kanë vendosur fituesin e këtij takimit. E falënderoj djemtë për angazhimin maksimal edhe nuk kanë kursyer asgjë prej vetes edhe i uroj për këtë fitore.”, deklaroi Rukovci.

Ndërsa trajneri i skuadrës Prishtina 01 Agon Ramadani duke folur për KosovaPress e ka uruar rivalin e tyre në këtë ndeshje për titullin e fituar duke thënë se ata iu qasën më mirë këtij takimi.

“Së pari Mabeteks Prishtinës i uroj fitoren në këtë turne, për ne ka qenë një test i mirë para fillimit të kampionatit kur dihet se edhe një javë fillon kampionti. Është mirë të zhvillohen këso ndeshje…..Mendoj se ne na duhet shumë punë për vazhdimin e kampionatit dhe gjithsesi jam pjesërisht i kënaqur edhe me lojtarët në këtë turne….Kundërshtari iu qas ndeshjes më mirë, e deshi më shumë fitoren. Dihet se skuadra jonë ka individë të caktuar që e kanë bartur barrën në futsallin kosovar për një kohë të gjatë dhe sot ata, pikërisht ata lojtarë nuk e treguan veten, por gjithsesi për të gjitha këto ne stafi ynë e marrim përgjegjësinë.”, tha ai.