Muharrem Sahiti ka folur para mediave pas humbjes nga Sllovenia me rezultat 2-1

Ai ka deklaruar se do ta analizojë edhe një herë ndeshjen në shtëpi, sidomos rastin e penalltisë i cili edhe e vendosi takimin.

“Unë jam i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve tonë. Unë mezi po pres që ta analizojë ndeshjen edhe nga shtëpia për të parë disa momente të cilat mendoj se e kanë vendosur fatin e takimit, duke përfshirë edhe rastin e penalltisë.”

“Unë i përgëzojë dhe i falenderojë djemtë për këtë paraqitje, por kjo ndeshje tashmë ka përfunduar dhe që nga ky momentin ne do të mendojmë dhe do të përgatitemi për ndeshjen e fundit, atë kundër Moldavisë në Prishtinë.”, deklaroi Sahiti.