Zëvendëstrajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti, pas ndeshjes ndaj ka folur edhe mbi gjendjen shëndetësore të Amir Rrahmanit i cili pësoi lëndim gjatë fitores ndaj Moldavisë.

“Nga pamja e parë nuk mendoj se është lëndim serioz, por duke marr parasysh forcën që ka Amiri, atëherë duke parë se e kërkoi zëvendësimin mund edhe të jetë diçka më serioze, por stafi mjekësor po merret me lojtarin”, tha ai.

Sahiti gjithashtu foli edhe për gjendjen shëndetësore të trajnerit Bernard Challendes.

“Është mirë me shëndet. Nuk ka simptoma dhe është shumë i angazhuar nga distanca me kombëtaren. Edhe sonte ka qëndruar vazhdimisht në kontakt me ne gjatë lojës”, deklaroi Sahiti.