Tre maji është një datë e madhe për futbollin e Kosovës dhe vetë sportin e vendit tonë, pasi që në datën e sotme katër vite më parë Kosova u bë anëtare e 55-të e UEFA-së.

Në një ditë që kaloi me disa fjalime pro e kontra nga të pranishmit në Kongresin e 30 të UEFA-së, me numër minimal votash për pranim, Kosova e kaloi pengesën që hapi dyert e mëdha për futbollistët në institucionin kryesor të futbollit evropian.

Ndërsa sot FFK po kremton katërvjetorin si pjesë e UEFA-së.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu në një intervistë për kp, u shpreh se tanimë të gjithë po e dimë rëndësinë e të qenit pjesë e UEFA-s.

“E kemi pa të gjithë se sa me rëndësi është me qenë pjesë e UEFA-s dhe FIFA-s, çfarë benefite ka, çfarë përparime ka për tre, katër vite është e jashtëzakonshme, më shumë se krejt historinë e futbollit të Kosovës. Domethënë prej kur ekziston futbolli në Kosovë prej 100 vitesh luhet pothuajse, kurrë punët më mirë në aspektin futbollistik, në aspektin sportiv nuk i kemi pasur. Klubet gjithsesi përkundër faktit që jemi vendi më i varfër në Evropë, duhet mu pajtu dhe duhet me kuptu këtë fakt, megjithatë kemi arritur që të përirësojmë sadopak infrastrukturën”, tha ai.

Salihu u shpreh se për fat të keq është Fadil Vokrri, ish-kryetari i FFK-së, i cili po i mungon kësaj federate, dhe i cili nuk arriti t’i gëzojë këto rezultate të mira të Kosovës.


“Ajo se çfarë na mungon është kuptohet i ndjeri, Fadil Vokrri presidenti i cili nuk i gëzoi ndoshta këto të mira, këto rezultate dhe kjo është ajo pjesë që kjo pak na ndalon gjithmonë mu sëpaku si ish-koleg i tij si shok i ngushtë, gjithmonë kur e përkutoj përvjetorin më vjen në mendje ai dhe të gjithë ata që kanë sakrifikuar për me ardh tek kjo ditë”, shtoi Salihu.

Por si ka qenë bashkëpunimi me UEFA-n për këto katërvite?!. Salihu shprehet se FFK dhe UEFA kanë pasur takime të ndryshme dhe bashkëpunimi ndërmjet këtyre dy institucioneve nuk do të mungojë as në të ardhmen.

“Ka qenë shumë. Kemi pasur edhe takime të mëhershme edhe me presidentin Vokrri sa ishte Ceferen kryetar i Sllovenisë, pastaj janë marrëdhëniet jashtëzakonisht të mira edhe me presidentit Ademi edhe me këta zyrtarë. Me Infantinon kemi jashtëzakonisht raporte të lidhura sepse ai konsideron që në mandatin e tij ka filluar përfundimi i kësaj sage si quhet në asketin filimik të udhëtimit të FFK-së”, tha ai.

Sekretari i përgjithshëm i FFK-së, theksoi se paraqitja e kombëtares së Kosovës, si dhe rezultatet e arritura në Nations League nga “Dardanët”, mund të cilësohet si suksesi më i madh jo vetëm për këto 4 vite sa jemi pjesë e UEFA-s, por edhe në gjithë historinë e futbollit kosovar.

“Padyshim është paraqitja në Nation League. Ky ka qenë një format i ri, ka qenë rrezik edhe për UEFA-n, po them e dimë sigurisht se aty kemi qenë unë, kryetari Vokrri dhe pastaj kryetari Ademi dhe e dimë që është hi me një dozë frike. Të kesh një seri prej 15 ndeshjeve pa humbje një federatë që vetëm dy tri vite përpara ka fillu të dal në arenën ndërkombëtare, të kesh golaverazhin më të mirë në UEFA Nations League, pastaj të kesh një pritje të jashtëzakonshme në Kosovë, një sjellje të jashtëzakonshme të tifozërisë Dardanëve dhe të gjithë komunitetit futbollistik, të përmisosh imazhin e shqiptarëve në Evropë me këto ndeshje dhe me këto pritje mendoj që nuk kemi çka të themi më shumë pos të mburremi më këto dhe të vazhdojmë më tutje”, deklaroi ai.

Kujtojmë që Federata e Futbollit të Kosovës u pranuar me të drejta të plota në UEFA më 4 maj të vitit 2016, dhe Kosova mori 28 vota pro nga 54 delegatë të pranishëm, ndërsa, kundër saj votuan 24 shtete, e dy vota kanë qenë të parregullta.