Kosova e ka fituar me shumë lehtësi miqësoren e parë të muajit qershor ku u përballe San Marinon në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Rezultati final i ndeshjes ishte 4-1 ku u pa dhe një dominim total nga “Dardanët” gjatë gjithë 90 minutave.

Ishte Vedat Muriqi lojtari i ndeshjes i cili realizoi katër gola në minutat 28, 45,46 dhe 76.

Golin e vetëm për.San Marinon e realizoi David Tomassini pesë minuta para përfundimit të.ndeshjes.

Ndeshjen e radhës miqësore Kombëtarja e Kosovës e zhvillon kundër Maltës.