Synimi kryesor këtë merkato i Manchester United padyshim që është ylli i Dortmundit, Jadon Sancho. United ka kohë që janë të interesuar për Sanchon, por klauzola e lartë e lojtarit prej 120 milionë eurosh ka ndikuar që “Djajtë e Kuq” mos ta sigurojnë ende kartonin e Sanchos.

Krerët e klubit të Dortmundit para ca ditësh në një konferencë për mediat gjermane kanë bërë të ditur që nëse United nuk arrin ta aktivizoj klauzolën e lojtarit atëherë Sancho do të mbetet pjesë e skuadrës së Dortmundit.

Sot luhet ndeshja Borussia Dortmund kundër SC Freiburgut në kuadër të Bundesligës, ku sipas gazetarit Fredrik Filtvedt, Sancho nuk ka udhëtuar me skuadrën e Dortmundit dhe nuk do paraqitet sot, dhe që mungesa e lojtarit nuk është pse është i sëmurë por që Sancho po tenton t’ia bëjë me dije Dortmundit që dëshiron të largohet dhe ti bashkohet Manchesterit.