Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), ka kërkuar nga Drejtoritë Komunale të Arsimit që të pajisin me vendime individuale secilin mësimdhënës që angazhohet në mësimin plotësues.

Ata po ashtu kanë kërkuar edhe pagesë të orëve plotësuese nëse të njëjtat e kalojnë normën javore prej 20 orë mësimi.

Në të kundërtën SBAShK-u sipas njoftimit do t’u bëjë apel mësimdhënësve që të mos e fillojnë mësimin plotësues.

“DKA-të të mos harrojnë se norma javore është 20 orë mësimi dhe se në Kontratën Kolektive të Arsimit saktësohet se çdo orë e mbajtur mbi këtë normë duhet të paguhet si orë e rregullt. Në të kundërtën SBASHK u drejtohet me apel anëtarësisë , pra punëtorëve në Arsimin Parauniversitar , që të mos fillojnë me mësimin plotësues”, thuhet ndër të reja në reagimin e SBAShK-ut./21Media