Atraksioni turistik i vargmaleve të Zhegovcit, pjesës që shtrihet në fshatrat Mirosalë dhe Rahovicë me largësi afro 10 kilometra nga Ferizaj, së shpejti do të jetë i gatshëm për vizitorët.

Tashmë, shtigjet për ecjen janë pothuajse në përfundim dhe gjithashtu edhe infrastruktura tjetër e nevojshme.

Këtë konfirmim dha drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Zekir Bytyqi, dikasteri i cili është bartës i këtij investimi.

Ai tha se me këtë investim, po i jepet një pamje e re kësaj zone, duke rritur kështu mundësitë e zhvillimit rural.

Ndryshe, jo vetëm me këtë investim por edhe investimet tjera që priten të ndodhin në pika të ndryshme turistike në Ferizaj, përfundimisht do të kompletohet mozaiku i investimeve bazë në infrastrukturën turistike.