Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, sot ka pritur në takim kryetarin e Federatës së Autoshkollave të Kosovës, Xhemshit Cakolli, bashkë me përfaqësuesit e tjerë, Afrim Islami dhe Driton Presheva.

Me këtë rast, Abrashi ka dëgjuar të gjitha kërkesat që autoshkollat kanë adresuar përmes përfaqësuesve të tyre.

Ai tha se e kupton shqetësimin e tyre për situatën e krijuar si pasojë e pandemisë COVID-19. Minstri u zotua se brenda pak ditësh do të krijohen mundësitë për rifillimin e punës së autoshkollave dhe mbajtjes së testimeve.

Federata e Autoshkollave të Kosovës, shprehën mirënjohje për gatishmërinë e ministrit që të dëgjojë dhe trajtojë kërkesat e kësaj kategorie.