Një revole dhe tre fishekë janë sekuestruar sot rreth orës 03:00 në Prishtinë. Lidhur me rastin një 50 vjeçar u shoqërua në polici.

“Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivish zyrtarët e stacionit policor Qendra, sot rreth orës 03:00, në rrugën ‘Mark Isaku’ në Prishtinë, në pikë kontrolli kanë ndaluar një veturë të tipit Smart, në të cilën gjendeshin dy persona. Pas një kontrolli të detajuar që u është bërë personave dhe veturës, policia ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj: -një (1) revole të tipit EKOL , si dhe -3 fishekë. I dyshuari ( pasagjer në veturën e sipërshënuar) -F. O. mashkull 50 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, u bë e ditur në komunikatën e policisë.