Çështja e të pagjeturve ka “përplasur” në Kuvendin e Kosovës deputeten e VV-së, Saranda Bogujevci dhe zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj.

Deputetja opozitare kritikoi Selmanajn për mos raportim në komisionin parlamentar për të drejtat e njeriut.

“Je kemi ftuar dy herë në Komision për të raportuar që është obligim i yti për çështjen e të pagjeturve. E ti e thanë që kjo temë është konsumuar edhe ezauraur. E kemi me email zotëri. Tjetra zotëri Hoti nëse doni me marrë përgjegjësi për të pagjeturit vini dhe raportoni për çështje konkrete për shkak se keni nënshkruar zotime që janë në dëme të kësaj teme. Nuk keni bërë asgjë vetëm e keni barazua temën e të pagjeturve me tema tjera”, tha ajo.

E Selmanaj në reagimin e tij i cilësoi si të pavërteta deklaratat e deputetes Bogujevci.

“Nuk është e vërtetë dhe që unë kam thënë që çështja e të pagjeturve është ezauruar. Unë kam thënë se instrumenti i raportimit se gjashtë orë ka raportuar kryeministri këtu për marrëveshjen e Uashingotnit dhe raportimi si instrument është ezauru. Asnjëherë në jetën time nuk them ashtu sepse unë do të angazhohem që deri të fundit me gjetë. Abuzimi që ju i bënë, nuk di se çfarë të them”. tha ai.