Sergio Matterella rizgjedhet president i Italisë
Ligjvënësit italianë arritën më në fund të bien dakord për një fitues të zgjedhjeve presidenciale, që është presidenti aktual.
Ai arriti të marrë votat e duhura, mbi 505, për të rimarrë këtë post, edhe pse sipas tij, kishte plane të tjera, por do të respektonte vendimin e parlamentit.
Ky ishte votimi i tetë, pas shtatë të parëve të dështuar.
Shumë politikanë donin që Mattarella të qëndronte në detyrë në mënyrë që të mos rrezikojë qeverinë teknokrate te Draghit, e cila është vlerësuar lidhur me shëndetin publik dhe përgjigjet ekonomike ndaj COVID-19.
Votimet janë zhvilluar çdo ditë që nga e hëna, me një shumicë prej dy të tretash të nevojshme në raundet fillestare.
Mandati shtatëvjeçar i presidentit është kryesisht i mbushur me çështje ceremoniale, por ndonjëherë mund të ketë pushtet të madh, duke përfshirë ndalimin e legjislacionit, shpërndarjen e parlamentit dhe rrjedhimisht zhvillimin e zgjedhjeve të reja dhe miratimin ose pengimin e emërimit të ministrave.