Futbollistët e Empolit u kualifikuan në Serie A pasi mposhtën Cosenza 4:0 në shtëpi, në ndeshjen e xhiros së 36-të të Serie B të Italisë.

Empoli tani ka 70 pikë në vendin e parë, shtatë më shumë se Salernitana në vendin e dytë, dhe nëntë më shumë se Lecce dhe Monza, dy ndeshje para fundit të Serie B.

Klubi për herë të fundit luajti në ligën më të fortë në sezonin 2018/19, kur zunë vendin e 18-të.

Kështu Empoli fitoi titullin Serie B për herë të tretë, pasi më parë kishin pasur sukses në sezonin 2004/05 dhe 2017/18.