Futbollistët e Sevilla mposhtën sonte si mysafirë skuadrën Osasuna në ndeshjen e fundit të xhiros 24 të La Ligës spanjolle me rezultat 2:0 (1:0).

Me këtë fitore, Sevilla kaloi Barcelonën në tabelë dhe arriti në vendin e tretë me 48 pikë.

Kjo është fitorja e gjashtë e Sevilla radhazi në La Liga, dhe ata nuk kanë pësuar gol në pesë ndeshjet e fundit.

Sevilla erdhi në epërsi me golin e Diego Carlos në minutën e 19-të, pas asistimit të Jordan. Luuk de Jong dyfishoi epërsinë në minutën e 49-të, pas asistimit të Munir.

Osasuna e përfundoi ndeshjen pa asnjë goditje brenda portës kundërshtare.