Brenda këtij institucioni tetë zyrtarë tatimor janë të akuzuar, tre të dënuar

Brenda këtij institucioni tetë zyrtarë tatimor janë të akuzuar, tre të dënuar

Administrata Tatimore e Kosovës për dy muajt e parë të këtij viti ka inkasuar rreth 100 milionë euro ose 10 milionë më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, derisa Ligji për Sponsorizim, këtë vit pritet t’i zvogëlojë të hyrat në arkën e shtetit për rreth 25 milionë. 33 mijë biznese janë të fiskalizuara, ndërsa numri i përgjithshëm i bizneseve është rreth 93 mijë.

Sfidë në ATK mbetet korrupsioni, brenda këtij institucioni tetë zyrtarë tatimor janë të akuzuar, ndërsa tre të dënuar. Po ashtu, vështirësi tjetër për ATK-në, është mungesa e stafit për monitorimin e të gjitha bizneseve të cilat zhvillojnë aktivitet ditore.

Kështu tha drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj në një intervistë për KosovaPress, i cili bëri të ditur se nga viti i kaluar ka marrë një mori reformash përmes një plani afatmesëm të veprimit për periudhën 2019-2021 që përm bajnë 27 reforma në 11 fusha.

Murtezaj tha se përmes reformës në ATK, tentohet të arrihen tri qëllime, njëra ndër to është rritja e efikasitetit për inkasimin e borxheve, shpërndarja e barabartë e punëve për të gjithë zyrtarët tatimor që janë të përfshirë në këtë departament, si dhe zvogëlimi i diskrecionit të zyrtarit tatimor në keqpërdorimin e mundshëm të pozitës zyrtare.

 

Drejtori i ATK deklaroi në një intervistë për kp, se do të jetë një hendikep pjesa e zbatimit të ligjit të Sponsorizimve në sport, që do të reflekton edhe në zvogëlim e bazës për inkasim të të hyrave.

Kreu i ATK-së, Ilir Murtezaj thotë se problemi i korrupsionit ose keqpërdorimi i pozitës zyrtare sikurse në gjithë shoqërinë kosovare, është prezent edhe në Administratën Tatimore të Kosovës, ku rastet e denoncuara po procedohen në polici dhe prokurori. Sipas tij, pas ngritjes së aktakuzave, ATK-ja merr masa të suspendimit nga puna.

Ai tha se numri i të dënuarve nuk është i madh, ndërsa për akuza ndaj zyrtarëve ka numër më të madh.

 

Teksa ai deklaroi se njëra ndër objektivat kryesore të ATK-së, është luftimi i informalitetit, që është I bazuar edhe në strategjinë kombë tare për luftim të informalitetit, por njëkohësisht edhe në planet e veprimit, ku në vazhdimësi pretendohet të luftohet kjo dukuri.

Një ndër objektivat e ATK-së për vitin 2020, është edhe çështja e fiskalizimit për bizneset si dhe për lëshimi e kuponëve fiskal nga bizneset.

Aktualisht mbi 33 mijë biznese janë të fiskalizuara, ndërsa numri i përgjithshëm i bizneseve është rreth 93 mijë, që mund të thuhet se ATK është larg implementimit të tërësishëm të procesit të fiskalizimit. Në vitin 2019 ishin fiskalizuar mbi 2 mijë biznese.