Besa Shahini sot, para përfaqësuesve të “Parlamentit të Nxënësve”, ka dorëzuar zyrtarisht detyrën e Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Shqipëri tek Ministrja Evis Kushi.

Shahini përmes një postimi në Facebook ka shkruar se “Parlamenti i Nxënësve” ka qenë këshilltari më i mire për të.

”“Parlamenti i Nxënësve” ka qenë këshilltari im më i mirë për politikat e arsimit parauniversitar, sidomos gjatë organizimit të mësimit në kushte shtëpie në periudhën e pandemisë, e cila vazhdon të jetë akoma mes nesh. Janë nxënësit dhe studentët ata për të cilët bëhen politikat arsimore, ndaj zëri i tyre është edhe spiranca që i duhet mendimit politik në fushën e arsimit”, ka shkruar ndër të tjera Shahini.

Sot, para përfaqësuesve të “Parlamentit të Nxënësve”, dorëzova zyrtarisht detyrën e Ministres së Arsimit, Sportit dhe…

Posted by Besa Shahini on Thursday, September 24, 2020