Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala ka mohuar se ka pasur incident me deputetë të LVV-së.

Ai shkurt ka thënë se mund të shihen edhe xhirimet brenda Kuvendit për t’u bindur se nuk ka pasur kurrfarë përleshje.

“As nuk më shkon mendja me bo asi punësh. Janë krejt xhirimet, brenda dhe jashtë. Nuk ka pasur asgjë”, ka thënë ai për kp.

Në anën tjetër, Gjyshinca ka deklaruar se ai kishte qenë i fundit që kishte dalë nga salla ku po mbahej mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe ishte pritur në korridor nga deputetët e LDK-së të cilët e kanë sulmuar fizikisht. Gjyshinca tha se nuk ka provokuar dhe nuk ka nxitur dhunë, përkundrazi, sipas tij, deputetëve të LDK-së i është përgjigjur me mirësjelljeje.