Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurit B. M., për shkak se ka kryer veprën penale “degradim i integritetit seksual” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

I dyshuari ka kërkuar nga e dëmtuar e mitur që t’ia dërgojë disa foto intime dhe të njëjtat ia ka dërguar vëllait të viktimës, duke i thënë se këto foto intime do t’ia publikojë në rrjetet sociale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.