Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet Komandës ushtarake, ka dhuruar Skanerin e tomografisë kompjuterike (CT) për Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një statusi në Facebook.

“Bashkë me Kolonelin Stephen A. Rose dhe Majorin Tomothy Halbur, morëm pjesë në pranim-dorëzimin e këtij donacioni. ShBA-ja përmes misioneve të saja civile dhe ushtarake, ka ndihmuar Kosovën në kohë pandemie me respiratorë̈, pajisje termo-skanerë, pajisje mbrojtëse profesionale për personelin shëndetësor po edhe ndihma të tjera. Kosova është e bekuar me miqësinë e Amerikës! Ju faleminderit, Kolonel Rose! Ju faleminderit, Major Halbur!”, ka shkruar ministri.