Warning: sprintf(): Too few arguments in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/lib/breadcrumb-trail/inc/breadcrumbs.php on line 254

​SHBA ndëshkime për bankat që bëjnë biznes me zyrtarë kinezë

1 min read

Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/inc/hooks/hook-single-header.php on line 65

 

Senati i SHBA-së miratoi sot një ligj që prezanton dënimet për bankat amerikane që bëjnë biznes me zyrtarë kinezë që zbatojnë ligjin e ri drakonian të sigurisë kombëtare në Hong Kong, dhe i dërgoi dokumentin presidentit Donald Trump për nënshkrim.

Ligji u miratua unanimisht në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve, që është një shembull i rrallë i marrëveshjes midis demokratëve dhe republikanëve, por edhe një tregues se Washington-i shqetësohet për shembjen e autonomisë së ish-kolonisë britanike dhe qytetit që supozohej të ishte qendra më e lirë financiare në Kinë, transmeton Reuters.