Ekipi anglez Sheffield United pritet të bëjë ofertë zyrtare drejt Liverpoolit, për sulmuesin e ri Rhian Brewster.

Trajneri i “Blades”, Chris Wilder spekulohet se ka kontaktuar personalisht me Jurgen Klopp për Brewster, dhe thuhet se është gati të ofrojë rreth 17 milionë euro për sulmuesin anglez.

Po ashtu spekulohet se Sheffield United janë të gatshëm ta pranojnë kërkesën e Liverpoolit që ta kenë të drejtën për riblerjen e lojtarit, gjë e cila është duke e ndihmuar marrëveshjen.