Warning: sprintf(): Too few arguments in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/lib/breadcrumb-trail/inc/breadcrumbs.php on line 254

​Shënohet rënie e numrit të udhëtarëve me aeroplan dhe me tren në Kosovë

1 min read

Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/inc/hooks/hook-single-header.php on line 65

 

Në tremujorin e dytë 2020, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi është rreth 7 mijë ose 76.85% më pak në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, bëri të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Në raportin me dhënat mbi transportin ajror, hekurudhor, rrugor dhe telekomunikim, bëhet e ditur se kjo ka ardhur si rezultat i vendimit të Qeverisë në muajin mars për masat e ndërmarra në luftimin e COVID-19 , ku transporti i udhëtareve është ndërprerë deri në muajin maj.

Transporti i mallrave me tren, në tremujorin e dytë ishte rreth 144 mijë ton, ku krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit 2019 ka një rënie 5.70%.

Sa i përket numrit të fluturimeve, në tremujorin e dytë 2020 ishte 94 fluturime, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar ka një rënie 96%.

Numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti gjatë këtij tremujori ishte rreth 19 mijë, e që në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar ka një rënie për 96.79%.

Në mungesë të raportimit nga disa operatorë ekonomikë, të dhënat e telekomunikimit për periudhën TM2 2020 do të publikohen në periudhën e ardhshme.