Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin se nga data 26 maj 2020 ka ftuar të gjithë punonjësit e SHKK-së të dalin në punë.

Bazuar në Planin Operativ, me vendim të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, i gjithë personeli i Shërbimit Korrektues të Kosovës, nga dita e martë do të fillojë punën në orarin e rregullt.

“Gjatë paraqitjes në punë, stafi uniformuar dhe ai civil është i obliguar t’i zbatojë rregullat në fuqi për mbrojte nga Covid-19”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka marrë vendimin në bashkëpunim me Departamentin e Shëndetësor të Burgjeve./21Media