Ish-sulmuesi i Milanit dhe Ukrahinës, Andriy Shevchenko ka folur rreth edicionit të ri garues të futbollit në Itali, Serie-A. Duke folur në një intervistë për La Gazetta dello Sport, Shevchenko ka deklaruar se lufta do të jetë shumë interesante.

“Conte po punon shumë mire me Interin dhe mendoj se ballafaqimi mes zikaltërve dhe Juventusit do të jetë i fuqishëm. Por, aty janë edhe Lazio, Napoli, po ashtu edhe Atalanta si një ekip i mrekullueshëm”, deklaroi ai.

“Mendoj se është herët që t’i konsiderojmë pretendent për titull, objektivi i tyre duhet të jetë kualifikimi në Uefa Champions League.”, përfundoi legjenda kuq e zi kur u pyet se çfarë mendon për Milanin./kp