Administrata Tatimore e Kosovës(ATK) njofton të gjitha subjektet biznesore të cilat me Vendimin nr. 28/2020 të datës 23.03.2020 të Ministrit Financave dhe Transfereve, kanë përfituar lirim të përkohshëm nga pagesa e TVSH-së për importe të grurit dhe miellit, të dedikuara për prodhimin e bukës, i njëjti është shfuqizuar me vendimin e ri të Ministrit nr.28/2020-1 të datës 08.05.2020.

“Prandaj, meqenëse Vendimi për shfuqizim të Vendimit paraprak ka hyrë në fuqi në datën e nënshkrimit, të gjithë tatimpaguesit tani e tutje do të vazhdojnë t’i respektojnë dispozitat ligjore të aplikueshme dhe t’i ndjekin procedurat e parapara ligjore gjatë importimit edhe të këtyre mallrave në përputhje me kërkesat e legjislacionit tatimor dhe doganor”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa, vendimi për lirim nga TVSH-ja të këtyre produkteve, kishte ndodhur në kohën kur Kosova pati krizë për miell dhe panik nga qytetarët për t’u furnizuar me miell.