Shkencëtarët në Britaninë e Madhe po monitorojnë 4.000 lloje vdekjeprurëse të koronavirusit pasi kanë frikë se një mutacion mund të kërcënojë vendin, i cili tashmë po vuan për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19.

Ata po gjurmojnë llojet e reja të virusit që kanë potencialin t’i rezistojnë vaksinave dhe trajtimeve të zhvilluara tashmë. Sipas natyrës së virusit, për të shmangur zhdukjen mund të shkaktojë qarkullimin e një lloji të ri, të cilin antitrupat tanë aktual mund të mos jenë në gjendje ta mbrojnë.

Profesoresha Sharon Peacock, drejtoreshë e Genomics COVID-19 në Britaninë e Madhe tha se monitorimi i viruseve është i rëndësishëm, pasi shumë prej kandidatëve të vaksinave synojnë të njëjtën proteinë ‘thumb’ në sipërfaqen e virusit.

“Sapo të fillojmë të përdorim vaksinat në popullatën e përgjithshme, kjo do të vendosë një drejtues evolucionar, një presion të përzgjedhjes mbi viruset. Viruset do të duan të shpëtojnë nga efekti i vaksinave pasi bëhet fjalë për evolucionin”, tha ajo.

Sekretari i Shtetit për Shëndetësinë Matt Hancock zbuloi në fillim të kësaj jave se vendi është vetëm disa javë larg nga një përhapje masive e një programi vaksinimi dhe se çdo ndryshim i pavënë re në natyrën e virusit mund të rrezikojë përpjekjet për të ndaluar krizën e kujdesit shëndetësor.

Tipi i virusit i cili u shfaq në Wuhan të Kinës tani është shumë i ndryshëm nga ai në SHBA. Shkencëtarët besojnë se që nga shfaqja e SARS-CoV-2 në vitin 2019, tani ka dhjetëra-mijëra mutacione që qarkullojnë në të gjithë botën, transmeton Kp.

Profesoresha Peacock shpreh shqetësimin e saj në lidhje me mutacionet që përfshinin proteinat e quajtura thumb, e cila është e vetmja proteinë e membranës virale përgjegjëse për hyrjen në qeliza.

Kjo proteinë është pjesa që kandidatët premtues të vaksinave Pfizer dhe Moderna kanë përdorur për të zhvilluar vaksinat efektive mbi 90%. Çdo gjë që mund të bëjë ndryshime në këtë ‘thumb’ mund të ndikojë në efikasitetin e vaksinës.

Sipas Wendy Barclay, një anëtar i Grupit Këshillimor Shkencor për Emergjencat, shqetësimet janë rritur se mutacionet e reja të koronavirus do të thotë se vaksinat nuk do të funksiononin ashtu si njerëzit presin.

Ekziston një lloj i quajtur N439K, i cili u shfaq në Skoci dhe infektoi rreth 500 njerëz. Ndërsa lloji koronavirus u zhduk gjatë bllokimit të parë në vend, ai u gjet më pas në SHBA, Britani të Madhe dhe Evropë.

Kjo u zbulua kur eliminimi i miliona vizona (kafshë gjitarë) u urdhërua në të gjithë Evropën pas gjetjes së një lloji mutant në Danimarkë, i cili planifikon të zhdukë 17 milionë vizona në total. Në Greqi, therja filloi pasi njëra nga kafshët doli pozitive për koronavirus në një fermë afër fshatit Kaloneri.