Ditë më parë kjo shkollë organizoi turneun "portierët e së ardhmes"

Ditë më parë kjo shkollë organizoi turneun “portierët e së ardhmes”

Portierët e së ardhmes kanë edhe një adresë më shumë për të pasur të ardhme të ndritur. Është shkolla e veçantë e dedikuar vetëm për portierë SHF Doda GK, me seli në Prishtinë.

Pronari i kësaj shkolle është Beqir Dodaj, dikur portier i njohur, tani trajner. Dodaj ditë më parë organizoi turneun e veçantë të quajtur “portierët e së ardhmes”.

Rreth 50 portierë të moshës 9-17 u paraqitën dhe garuan në pesë kategori të ndryshme: U9, u11, U13, U15 dhe U17.