Sot u përmbyll programi dhe aktivitetet e planifikuara për shtatë ditët e edicionit të 11-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Animuar “ANIBAR”.

Pjesë e programit të këtij edicioni kanë qenë 165 filma, të cilat janë shfaqur në platformën online.anibar.org dhe do të vazhdojnë të shfaqen deri më 30 gusht.

Si në edicionet e tjera filmat janë ndarë në kategori garuese, jo garuese dhe filma të metrazhit të gjatë. Ndërkohë, pjesë e garës kanë qenë 135 filma.

Juria ndërkombëtare, e përbërë nga Clémence Bragard, Yves Nougaréde, Joanna Priestley, ka ndarë çmimet për kategorinë e Filmave Ndërkombëtar, Ballkanit dhe të Drejtave të Njeriut.

Juria studentore, e përbërë nga Djellza Bullaku, Doki Qerimi, Elvira Thaqi, Qendrim Hoxhaj, Nita Xerxa nën mentorimin e Annegret Richter kanë ndarë çmimet për filmat garues në kategorinë e Filmave Studentor dhe atë të Video Animacionit Muzikor.

Filmat fitues të këtij edicioni janë:

Në kategorinë ndërkombëtare: Acid Rain

Special Mention:

Flesh

Just A Guy

Average happiness

Në kategorinë studentore: Un diable dans la poche

Special Mention:

In Orbit

Gravedad

Në kategorinë e Ballkanit: All those sensations in my belly

Special mention: Arka

Në kategorinë e të drejtave të njeriut: Umbilical

Special Mention: Migrante

Në kategorinë e video animacionit muzikor:Kishi Bashi – Violin Tsunami

Special Mention:

Christmas Morning

The Turning Point