Komuna e Prishtinës ka nisur me vendosjen e shtigjeve të reja të biçikletave.

Kryetari Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se shtigjet e reja të biçikletave do të fillojnë në Dardani dhe do të vazhdojnë edhe në pjesë tjera të qytetit.

“Do të ketë barriera fizike në mes të shtegut dhe rrugës për automjete”, shkruan Ahmeti në një postim në Facebook.

Kështu do të duken shtigjet e reja të biçikletave që fillojnë në Dardani e do të vazhdojnë edhe në pjesë tjera. Do të ketë bariera fizike në mes të shtegut dhe rrugës për automjete.

##Prishtina

Posted by Shpend A. Ahmeti on Wednesday, 12 August 2020