Warning: sprintf(): Too few arguments in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/lib/breadcrumb-trail/inc/breadcrumbs.php on line 254

​Shpërthim në Kabul, tetë të vrarë e 22 të plagosur

1 min read

Të paktën tetë persona u vranë dhe 22 u plagosën në shpërthimin e sotëm me bombë në një rrugë të frekuentuar në kryeqytetin afgan, Kabul, thanë zyrtarët shëndetësorë dhe dëshmitarët okularë.

Shpërthimi i bombës ndodhi në pjesën perëndimore të qytetit, ku jeton komuniteti pakicë shiit.

Sipas një oficeri mjekësor në një spital privat, të paktën tetë persona u vranë dhe 22 u plagosën.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme tha se një grup hetimor është dërguar në vendin e shpërthimit për të ndihmuar të plagosurit dhe për të vlerësuar numrin e viktimave.