Me dy golat e realizuara nga Sokol Cikalleshi dhe një nga Rey Manaj, Shqipëria ka triumfuar ndaj Bjellorusisë me një lojë bindëse dhe kështu duke e siguruar vendin e parë në grup si dhe kalimin në Ligën B të këtij kompeticioni.

Lojtarët u treguan shumë të motivuar për fitore që nga fillimi i ndeshjes edhe pse 10 minutat e fundit të takimit ishin më të rrezikshme për shkak se epërsia e Shqipërisë u ngushtua në 3-2.

Lojtari më i vlerësuar nga ekipi vendas ishte Rey Manaj me notën 8.4, ndërsa Sokol Cikalleshi i cili realizoi dy gola u vlerësua me notën 8.2.

Këto ishin vlerësimet e të gjithë lojtarëve pas ndeshjes.