Me fillim nga ora 18:00, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, Shqipëria e zhvillon ndeshjen shumë të rëndësishme kundër Kazakistanit në kuadër të Ligës së Kombeve ku kërkon asgjë më pak se fitore për t’i mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në Kampionatin Evropian 2021.

Me një fitore eventuale, Shqipëria do të futej në luftë edhe për vendin e parë në grup dhe gjithçka do të vendosej në ndeshjen e fundit të këtij grupi.

Këto janë formacionet zyrtare:

Shqipëria: Berisha; Veseli, Ismajli, Gjimshiti; Hysaj, Abrashi, Kallaku, Memushaj; Cikalleshi, Uzuni, Manaj.

Kazakistani: Pokatilov; Alip, Kerimzhanov, Marochkin, Vorogovsky; Suyumbayev, Abiken, Kuat, Beysebekov; Schetkin, Aimbetov.