Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes miqësore ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës e cila po zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”.

Kombëtarja e Shqipërisë është në epërsi minimale 1-0 me golin e realizuar në minutën e 31’ të ndeshjes nga Bekim Balaj i cili pranoi një top në zonë nga Ozuni.

Në përgjithësi po zhvillohet një lojë pa shumë raste shënimi dhe e kujdesshme nga të dy skuadrat.