Rama njoftoi se ata mund të dalin në orën 11:00

Rama njoftoi se ata mund të dalin në orën 11:00

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se nesër në qendrat urbane do të dalin në këmbë vetëm nënat dhe fëmijët. Sipas tij, kjo lëvizje mund të bëhet deri në orën 11:00.

“Kujdes nënat duhet të mos shoqërohen me shoqe dhe fëmijët duhet të mbahen larg cdo kontakti me fëmijë të tjerë”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai ka shkruar se të gjithë baballarët, fëmijët mbi 10 vjeç dhe të moshuarit duhet të qëndrojnë në shtëpi deri të hënën në orën 05:00.