​Shqipëria merr më 1 qershor presidencën e Këshillit të Sigurimit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka nisen sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të Presidencës së Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB .

Paraditen e 2 qershorit, kryeministri Rama do të drejtojë debatin e hapur të nivelit të lartë të Këshillit të Sigurimit mbi llogaridhënien ndërkombëtare, si një ndër përparësitë e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, të theksuar edhe më shumë për shkak të agresioni të Rusisë kundër Ukrainës.

Debati i kryesuar nga Rama shënon fillimin e zbatimit të planit të punës të presidencës së Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit.

Takimet e kryesuara nga kryeministri do të pasohen nga disa veprimtari të tjera shënjuese, përgjatë muajit qershor përfshirë në nivel Ministror.

– Debat i hapur drejtuar nga MEPJ Olta Xhaçka, mbi tematikën Gratë, Paqja dhe Siguria, me nëntemë “Roli i organizatave rajonale për zbatimin e GPS në situata trazirash politike dhe marrje pushteti me dhunë” (15 Qershor);

– Sesion informimi, drejtuar nga MEPJ Olta Xhaçka, mbi bashkëpunimin mes OKB dhe organizatave rajonale, ku do të ftohet Bashkimi Europian (16 qershor);

– Debat i hapur mbi Metodat e Punës të Këshillit të Sigurimit, drejtuar nga Ambasadori i RSH në OKB, NY (28 qershor).

Kjo është hera e parë që Shqipëria mban presidencën e KS gjatë mandatit të saj dyvjeçar në Këshill.

Gjatë qëndrimit në New York, Rama dhe Xhaçka do të priten në takime nga sekretari i përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres si dhe nga ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield. Gjatë muajit maj presidencën e Këshillit të Sigurimit e kishte SHBA./vizionplus

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button
close button