Policia gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 726 gjoba për personat që nuk respektojnë masat antiCOVID-19 që parashihen me Ligjin për pandeminë COVID-19.

Ndërkohë që, Institutit Kombëtar i Shëndetësisë së Kosovës (IKSHPK) në raportin e fundit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 645 raste të reja me COVID-19, ndërsa për 24 orëshin e fundit është raportuar për vdekjen e 12 personave, të cilët ishin të infektuar me SARS CoV2.