ShSKUK shpall konkurs për pranimin e mbi 150 specialistëve
17 Nëntor 2020
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, njofton se me mbështetje të Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë, ka shpallur konkursin për pranim të specialistëve të papunë.
Procedimi i konkursit është bërë nga Saudin Maliqi, i cili po kryen detyrën e u.d së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.
Publikimi i konkursit është bërë në bazë të kërkesave nga klinikat e QKUK-së, por edhe spitalet e përgjithshme, ndërsa është marrë për bazë shpërndarja racionale e specialistëve në të gjitha rajonet e Kosovës.
Për herë të parë ShSKUK në konkurs ka përfshirë pranimin e specialistëve për Spitalin e Përgjithshëm në Podujevë.
Aplikimi mund të bëhet nga data 18 nëntor 2020 ( e mërkurë) deri me 2 dhjetor 2020.
Linku i konkursit është këtu.