Janë arrestuar shtatë persona

Janë arrestuar shtatë persona

Shtatë raste të keqtrajtimit, sulmeve fizike e kërcënimeve në familje, kanë ndodhur në qytetet e ndryshme të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, me ç’rast janë arrestuar shtatë persona.

Sipas Policisë, në Prizren është arrestuar një person për shkak se i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte keqtrajtuar dhe kanosur bashkëshorten dhe djalin e tij. I dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin, është dërguar në mbajtje. Po në Prizren, është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti ka shkaktuar dhunë në familjen e tij. I dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin, është dërguar në mbajtje.

Një person është arrestuar edhe në Prishtinë, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Në Deçan është arrestuar i dyshuari për shkak se i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin, është dërguar në mbajtje.

Kurse, në Gjakovë është arrestuar i dyshuari për shkak se i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin, është dërguar në mbajtje.

Për kanosje ndaj bashkëshortes është arrestuar edhe një person në Rahovec. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Bashkëshorten e ka sulmuar edhe një person në Vushtrri, i cili është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.