Faqja zyrtare e Shtëpisë së Bardhë në Washington ka publikuar sonte një pjesë të fjalimit të kryeministrit Avdullah Hoti në Facebook. Kësaj videoje i është shtuar edhe një citat nga Hoti i cili ka thënë se “Ne ndajmë të njëjtat vlera të lirisë dhe demokracisë”.

Kryeministri  Hoti ka thënë se “jemi plotësisht të përkushtuar të punojmë së bashku për të përmirësuar jetën e njerëzve, për të bërë punë të reja në rajon … Ne ndajmë të njëjtat vlera të lirisë, demokracisë dhe ekonomisë së tregut të hapur.

Ndryshe, Kosova dhe Serbia më 4 shtator nënshkruan marrëveshje në Uashington për normalizim ekonomik, në prani të presidentit të SHBA-së, Donald Trump. /kp