Shtyhet gjykimi i Metës, seanca e radhës të hënën
Gjykata Kushtetuese ka shtyrë sërish seancën për shkarkimin e presidentit të Shqipërisë Ilir Meta.
Mësohet se seanca e radhës do të zhvillohet ditën e hënë, 7 shkurt, ora 10:00.
Kjo shtyrje erdhi pas kërkesës së përfaqësuesit ligjor të Presidentit të Republikës Bledar Dervishaj ka kërkuar kohë për t’u konsultuar me Kreun e Shtetit për përgjigjet e 70 pyetjeve. Mbrojtja e presidentit kishte përgatitur një fashikull prej 140 faqesh./vizionplus