KB Sigal Prishtina i është drejtuar me një letër udhëheqësve të Ligës Rajonale ABA në të cilën marrin pjesë pothuajse të gjitha ekipet e rajonit, përveç klubeve të Kosovës.

Në letrën e nënshkruar nga Kryetari i Klubit, Burim Maraj, mes të tjerash theksohen të arriturat e klubit gjatë periudhës së fundit, si dhe potencohet fakti që përfshirja e Prishtinës në këtë ligë do t’i kontribuonte zhvillimit të mëtejshëm të basketbollit në rajon.

Kërkesa specifike është që Prishtina të përfshihet në këtë kompeticion të rëndësishëm rajonal duke nisur nga sezoni i ardhshëm ose sezoni 2022/23.