Lipjani ka një fitore dhe 21 humbje, kurse Sigal Prishtina 16 fitore dhe pesë humbje

Lipjani ka një fitore dhe 21 humbje, kurse Sigal Prishtina 16 fitore dhe pesë humbje

Sigal Prishtina shënoi fitore ndaj Lipjanit në udhëtim me rezultat 78:94 (13:20, 18:18, 16:29, 31:27), në ndeshjen e fundit të javës së 24-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë 13:20. Në periodën e dytë u zhvillua lojë më e barabartë dhe kjo pjesë përfundoi 18:18, duke bërë që pjesa e parë të përfundojë 31:38. Por në periodën e tretë, prishtinasit thellojnë epërsinë dhe rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 47:67 për kampionët e Kosovës. Në dhjetë minutat e fundit loja ishte kryesisht e barabartë, megjithatë Prishtinës nuk iu rrezikua fitorja dhe triumfoi në fund 78:94.