Diego Simeone tha që humbja e thellë 4:0 e Atletico Madrid-it ndaj Bayern Munih i ka lënë një “shije të hidhur”, por refuzoi t’i kritikonte lojtarët për humbjen.

Atletico ishin shumë ekip inferior ndaj kampionit aktual të Ligës së Kampionëve në Munih, në hapje të grupit A, ku sulmuesi anësor i “Bavarezëve” Kingsley Coman ishte lojtari i ndeshjes.

Francezi Coman shënoi dy gola së bashku me Leon Goretzka-n dhe Corentin Tolisso-n, të cilët shënuan nga një gol.

Disfata e mbrëmshme e Atletico-s ishte ndër më të këqija, ku menaxhuan të gjuanin drejt portës së Neuer vetëm një herë.

Më ka mbetur një shije e hidhur e humbjes”, tha Simeone pas ndeshjes.

Por kam zbuluar disa gjëra të reja për të ardhmen. Nuk e di nëse ne kemi bërë shumë gabime apo ishte kualiteti i lartë i kundërshtarit. Bayern është duke kaluar në moment të mirë dhe janë duke shkëlqyer”, shtoi ai.

Atletico rikthehet në aksion ndaj Real Betis të shtunën nga ora 21:00 në La Liga, ndërsa Bayern-i pret në shtëpi Eintracht Frankfurt në ora 15:30.