Trajneri argjentinas do të qëndrojë edhe për tre vite me skuadrën nga Madridi

Trajneri argjentinas do të qëndrojë edhe për tre vite me skuadrën nga Madridi

Edhe pse Atletico Madrid nuk ka pasur ndonjë ecuri impresionuese në këtë sezon, drejtuesit e Los Colchoneros kanë blinduar trajnerin e tyre me një kontratë të re deri në verën e vitit 2022 duke e zgjatur edhe me dy sezone marrëveshjen që skadonte në vitin 2020.

Mesa duket e ardhmja e Diego Simeones do të vazhdojë të jetë e lidhur ngushtë me atë të Los Colchoneros pasi argjentinasi është i dashuruar me bardhekuqtë nga Madridi ashtu siç shkruhej edhe në postimin e Atleticos në Twitter ku njoftohej rinovimi i 48-vjeçarit, me klubin kryeqytetas që ka zgjedhur pikërisht ditën e të dashuruarve për ta bërë publike marrëveshjen e re.

Simeone është pjesë e Atletico Madridit që nga 23 dhjetori i vitit 2011 teksa në këtë periudhë ka arritur të fitojë plot 7 trofe me Los Colchoneros mes tyre edhe 1 La Liga dhe 2 Liga të Evropës.