Diego Simeone dëshiron që Luis Suarez të realizojë më shumë gola se sa kishte realizuar Alvaro Morata i cili u largua drejt Juventusit në mënyrë që skuadra e tij të jetë kandidate për titull në La Liga.

Suarez e kompletoi transferimin nga Barcelona te Atletico Madridi të premten për shumën simbolike 6 milionë euro.

Ardhja e Luis Suarez na inkurajon ne që të vazhdojmë të rritemi”, tha Simeone para gazetarëve.

Ai do të na bashkojë edhe më shumë. Është një sulmues i cili ka fuqi marramendëse sulmuese dhe shpresojë se do të vazhdojë të prodhoj numër të madh golash ashtu siç kishte bërë në të kaluarën. Për këto gjashtë vite te Barcelona ai ishte i mrekullueshëm. Uroj që të adaptohet shpejtë me klubin tonë

Pas largimi të Moratas menduam se na duhet një sulmues i cili do ta vazhdojë rritjen e numrit të golave të realizuar. Ne të gjithë e njohim Suarezin. Ai është një referencë pozitive për klubin. Numrat e tij flasin vetë”, tha në fund Simeone.